Reshitaj: Tronditëse deklarata e Pacollit, sikur të kujtohej ndonjëherë ta vizitonte nënën Rukë
Nënkryetarja e AAK-së Albena Reshitaj, ka reaguar lidhur me deklaratat e deputetes së VV-së, Fitore Pacollit, e cila përmendi trajtimin shëndetësor jasht vendit, të nënës së ish-Kreministrit Ramush Haradinaj.
Reshitaj është shprehur se Pacolli si deputete më mirë do kishte qenë ta kishte vizituar ndonjëherë sidomos në këto ditë përvjetorësh, zonjën Rukë, nënë e tre djemëve të vrarë dhe dy të plagosur.
Sa mbillni urrejtje me verbësinë e ambicieve patologjike, do kishte qenë më e shëndoshë sikur të ishit kujtuar që si deputete, ta kishit vizituar ndonjëherë, sidomos në këto ditë përvjetorësh, nënën Rukë, nënë e tre djemëve të vrarë dhe dy të plagosur. E ndoshta atëherë do reflektonit dhe ta kuptonit nga përjetimet dhe dhimbjet e plagëve të pashëruara të shpirtit të saj, edhe gjendjen shëndetësore të kësaj nëne, si dhe paradoksin e të marrurit me vendshërimin.
Më vjen keq që çmimi i kësaj urrejtje do ju varros shumë shpejt së bashku me idealet fallco!”