Kandidatja e AAK-së

Reshitaj thotë se ka fituar votat e mjaftueshme për t’u bërë deputete

Kandidatja e AAK-së, Albena Reshitaj ka thënë se në zgjedhjet e së dielës (6 tetor) ka marrë mbështetje të madhe nga qytetarët.

Reshitaj përmes një shkrimi në Facebook, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Nga të dhënat që kam marr nga degët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, del se mbështetja juaj në këto zgjedhje për mua ka qenë shumë e madhe. Prandaj, dua të ju falënderoj një nga një për mbështetjen që më keni dhënë në çdo cep të Kosovës, posaçërisht në vendin tim në Suharekë, ku mijëra votues besuan në mua”, ka shkruar ajo.

Reshitaj ka thënë se do të jetë nder, privilegj dhe përgjegjësi e madhe për të t’i përfaqësoj qytetarët në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, koalicioni AAK-PSD në zgjedhjet parlamentare 2019 ka marrë 11.57 për qind të votave.

loading…



loading...