Reshitaj: Punëtorët shëndetësor nuk e kanë vendin në rrugë, na duhen këtu!

Deputetja e AAK-së, Albena Rashitaj u ka dalë në mbështetje punëtorëve shëndetësorë.

Ajo thotë se ata nuk e kanë vendin në rrugë, dhe se na duhen këtu e jo jashtë vendit, raporton Indeksonline.

“Punëtorët shëndetësor nuk e kanë vendin në rrugë. Ata ishin dhe vazhdojnë të jenë më meritorët në betejën kundër Covid 19 dhe jo vetëm.

Është obligim institucional që personelit shëndetësor t’u krijohen kushte për të dhënë kontributin e tyre në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë.

Ata na duhen ketu, jo jasht vendit!”, tha Reshitaj.