Reshitaj kërkon që programit për arsim t’i shtohet programi i detajuar për zhvillim psikologjik e social

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj në seancën e sotme për programin qeverisës ka kërkuar që programit për arsim t’i shtohet programi i detajuar për zhvillim psikologjik e social.

Ajo u shpreh që ky program duhet të implementohet duke u nisur nga çerdhet, institucionet parashkollore, dhe gjithë niveli i ulët arsimor, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Në debatin parlamentar për programin qeverisës ndër të tjera kam kërkuar nga Qeveria e Kosovës që programit për arsim t’i shtohet programi i detajuar për zhvillim psikologjik e social, që do të thotë përkrahje emocionale dhe sociale për fëmijët tanë.

Ky program duhet të implementohet duke u nisur nga çerdhet, institucionet parashkollore, dhe gjithë niveli i ulët arsimor.

Për një reformë të mirëfilltë në arsim nevojitet një zhvillim psikologjik e social për fëmijët tanë, pra një përkrahje emocionale dhe sociale nga fëmijëria e hershme.

Vetëm me një program të tillë shtetëror ne mund të krijojmë kuadro që do të dijnë sakt çka duhet, munden dhe duan të studiojnë për të qenë të gatshëm e profesional për nevojat e tregut të punës.

Andaj, vetëm me një çasje tē tillë mund të zvogëlojmē edhe sjelljet delikuente deri tek pasojat fatale me të cilat po ballafaqohemi çdo ditē si shoqëri.

Kështu, një program i veçantë për zhvillim psikologjik e social mbrenda pjesës sē programit për arsim do të thotë një nismë e sigurt për një reformē të sukseshme e aq të domosdoshme në sistemin tone të brishtë arsimor.