Reshitaj hedh dyshime për vërtetësinë e vaksinës që po përdoret në veri

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi në kuadër të Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj, ka reaguar për vaksinimin të një pjese të qytetarëve serb në Kosovë.

“Sot gjatë ditës në konsulltim me profesionistë të fushës së ngushtë mjekësore kam diskutuar mbi të vërtetën e mundësisë së vaksinimit të qytetarëve të Kosovës me një produkt në emër të vaksinës Covid 19 të futur në mënyrë ilegale në shtetin tonë”, ka shkruar ajo. 

Reshitaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se çdo produkt mjekësor i paverifikuar nga organet përgjegjesë shtetërore që futet ilegalisht në shtet konsiderohet produkt i dyshimtë për mjekësinë dhe shkon përtej etikës mjekësore.

“Institucionet e Kosovës e mbajnë vulën e përgjegjësisë për shëndetin e të gjithë qytetarëve të vendit nga Hani Elezit e deri ne Jarinjë sikur nga Morina deri nē Merdarë e në çdo cep të vendit”.

“Serbia për të dytën herë po shfrytëzon shëndetin qytetarë për ta përdhos e cenuar sovranitetin e Republikës së Kosovës. Kjo tregon edhe njëherë jo humanitetin dhe jo njerëzoren e politikave serbe karshi Kosovës. Kjo është një nga shembujt më të rëndësishëm për te reflektuar për ne si Kosovë në raport me Serbinë dhe politika jonjerëzore të saj”, ka shkruar ajo.