Reshitaj e zhgënjyer nga situata e djeshme në Kuvend: A duhet të përplasemi gjithmonë ekstremeve?

Reshitaj e zhgënjyer nga situata e djeshme në Kuvend: A duhet të përplasemi gjithmonë ekstremeve?
Dje në Kuvendin e Kosovës, pati përplasje të shumta në mes të deputetëve të pozitës dhe opozitës në lidhje me ratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtar e të cilat në fund të debatit, gati katër orësh nuk arritën të merrnin votën e deputetëve në mungesë të kuorumit.

E pikërisht për këtë situatë përmes një statusi ka shprehur zhgënjimin e saj kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Albena Reshitaj.

Reshitaj në formë të pyetjeve ka shprehur pezmin e saj karshi situatës së djeshme. Sipas saj është e dhimbshme se si një popull kaq i vjetër është po kaq i përmbytur në vuajte.

“A duhet të përplasemi gjithmonë ekstremeve, dy poleve të kundërta: ose te bëhemi heronj të vdekur e me emër të paharruar ose të jemi tradhtarë?!.

Pse nuk gjendet një mes i suksesshëm për të ardhmen tonë?!”, ka shkruar Reshitaj.

Reagimi i plotë i saj: