Reshitaj e AAK-së: PDK s’është e gatshme ta votojë mocionin e Vetëvendosjes

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, ka thënë se nuk beson që do të kalojë mocioni i iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje për rrëzimin e Qeverisë.

Sipas saj partia e dytë më e madhe opozitare në Kuvend nuk është e gatshme për ta bërë këtë.

“PDK nuk është e gatshme që t’i bashkohet mocionit për ta çuar vendin në zgjedhje të reja”, është shprehur Reshitaj, njofton Klan Kosova.

“Nuk e di nëse i konvenon ose jo. Është moment që të bashkohen të gjitha forcat politike në Kosovë”.,

“AAK gjithmonë e ka dëshmuar që interesi nacional që di të tregohet konstruktive edhe duke u dëmtuar vet politikisht. Haradinaj ka qenë në gjendje që ta lë karrigen kur ka parë që mund të rrezikohet territori apo dinjiteti i vendit. AAK është e interesuar që të jetë pjesë e përmbylljes së procesit në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar ajo.