Reshitaj deklarohet pas aderimit në AAK: Nuk do të kursej që bagazhin tim profesional

Albena Reshitaj sot ka aderuar në AAK dhe e ka marrë pozitën e nënkryetares

Përveç kësaj ajo është votuar në Këshillin Drejtues të partisë dhe është votuar për të qenë nënkryetare e këtij subjekti,

“Është kjo një mundësi që të vazhdoj të jap kontributin tim në shërbim të qytetarëve, duke ruajtur parimet e mija profesionale, mbi të cilat mendoj që mund të ndërtohet e ardhmja e një vendi”, ka thënë Reshitaj përmes Facebook.

“Nuk do të kursej që bagazhin tim profesional, intelektual e politik ta vë në shërbim të vendit dhe qytetarëve. Për besimin dhe për këtë mundësi, falënderoj të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues, ashtu si edhe të gjithë anëtarët e Aleancës, me të cilët dua dhe do të bashkëpunoj në të mirën e vendit”.

“Duke marr përgjegjësi si nënkryetare e këtij subjekti politik, me sinqeritetin me të madh shprehem se do të përkushtohem në vizionin e Aleancës drejt zhvillimit të gjithëmbarshëm të Kosovës. Marr përgjegjësinë në realizimin e Programit dhe idesë për një Kosovë të zhvilluar dhe të dinjitetshme, në shtyrjen e proceseve demokratike përpara, duke punuar dhe duke dhënë shembull për një model të mirë dhe imazh pozitiv për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

“Ndihem e nderuar të punoj dhe të kontribuoj në një Program profesional, por mbi të gjitha atdhetar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës -së, për zhvillimin e Kosovës”.

Reshitaj ka qenë ministre e Mjedisit në Qeverinë Haradinaj sa ka qenë pjesë e AKR-së prej ku ishte larguar më pas dhe kishte shërbyer si këshilltare e Haradinajt në Qeveri.

loading…