Reperin ndërkombëtar e thërret origjina, kërkon nuse shqiptare

Reperi i famshëm afrikano-shqiptar CliqMe është bërë i njohur për publikun shqiptar prej bashkëpunimit të tij me artistin Capital T, të titulluar “Across the World”.

Ai ishte i ftuar në emisionin “N’Kosovë show” ku tregoi se nuk e di si është një dasmë shqiptare, po do ishte mjaft i interesuar ta mësonte.

Në një moment, ai kërceu vallen e Rugovës dhe foli për femrat shqiptare. CliqMe nuk e mohoi faktin se është në kërkim të një vajze shqiptare pasi ka dëgjuar fjalë të mira dhe ka nisur mësimet e para të gjuhës shqipe.

CliqMe doli jashtë rrymës së tij dhe u përpoq të këndonte hitin “Xhamadani Vija Vija”.