Ditë më parë Gazeta Insajderi raportoi për rastin ‘’Cllevio merr djalin e mitur “problematik” nga Kosova në shtëpinë e tij, njihet për tekstet banale në “Tik Tok”.

Pas raportimeve të Insajderit mësohet se policia e Lushnjës ka intervenuar duke e marrë të miturin nga shtëpia e Kleviol Ahmeti për ta kthyer në shtëpinë e tij në Prizren.

Përveç videove të Kleviol Ahmeti me Likkin, po qarkullon edhe një video tjetër ku përfshihet edhe reperi Stresi. Në këtë video reperi nga Shqipëria Stresi shihet duke e goditur të miturin në kokë nga mbrapa.

Vlen të theksohet se djaloshi nga Kosova është 14 vjeçar dhe akoma mbetet mister vizita e tij të Kleviol Ahmeti dhe prezenca e Stresit me të.

@bandolero.888 #cllevio #stresi #cllevioserbiano44 #cllevioserbiano #fyp #fypシ #viral #fy #foryou #fyy #fypp #viralvideo #goviral #fyppppppppppppppppppppppp #virall #viralllllll #fypppppppppppppp ♬ original sound – Bandolero