Reperi shqiptar del nga “Redbox”
Famën më të madhe e ka marrë pas depërtimit në Redbox.
Por, përmes një postimi të bërë në Instagram, reperi Skerdi ka treguar se ka dal nga labeli pjesë e të cilit është edhe Gjiko.
Ai tha se arsyet e largimit kanë qenë personale dhe se së shpejti do shihemi me projekte të reja.
Se ku dhe me kë do e shohim Skerdin sa i përket karrierës muzikore, do e mësojmë ditëve në vazhdim!