Reperi shqiptar bën publik numrin e tij të telefonit (FOTO)

Reperi shqiptar që vepron në ShBA, Gashi ka vendosur që të befasoj të gjithë fansat e tij.

Ai në rrjetin social Instagram ka publikuar numrin e tij të telefonit dhe iu ka kërkuar fansave besnik që t’i shkruajnë.

Gashi ka thënë që t’i shkruajnë dhe t’i tregojnë se si ndjehen për albumin e ri të tij që do të lansohet së shpejti.

Në Instastory ai ka publikuar një nga bisedat që ka bërë me fansat e tij.

Ndryshe nga jeta profesionale, Gashi së fundmi ka lansuar këngën ‘Roses’ që mori përkrahje të madhe nga publiku.