Unikkatil

Reperi nga Kosova, Unikkatil citohet në pankartat e protestës në Tiranë

Se Unikkatil ka lënë shenja në jetët e njerëzve përmes diskografisë së tij, ajo është e ditur.

Së fundmi po shohim edhe influencën e tij në gjeneratat e reja.

Në protestat që filluan ditë më parë në Tiranë kundër Kryeministrit Edi Rama dhe tarifat që studentët duhet të paguajnë për të jetuar në kushte të mjerueshme, janë përfshirë student nga i gjithë vendi.

Ata kanë fituar edhe mbështetjen e gjeneratave më të vjetra duke thënë se studentët kanë të drejtë.

E më e veçanta e kësaj proteste është që studentët nuk kanë lejuar që protesta të politizohet andaj edhe asnjë parti politike nuk ka mundur të rreshtohet përkrah tyre, shkruan Ballkani.info.

Çka bie në sy më së shumti janë edhe mesazhet që përcillen nga studentët përmes pankartava të shkruara me dorë.

Në mesin e tyre, vërehen një sër citimesh që ata i kanë bërë reperit nga Kosova, Unikkatil që tash e sa vite jeton në Amerikë.