Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ndodhet në burg prej 3 javësh pasi u arrestua nga policia në një dhomë hoteli dhe me vete iu gjet lëndë narkotike e armë.

anë familjarët e tij që i kanë dalë në mbrojtje Stresit duke e cilësuar arrestimin e tij si një hakmarrje politike. Ndërsa, nuk ka mbetur pas as bashkëshortja e reperit, Kejsi, e cila ka treguar se është në mbështetje të pa kusht të Stresit edhe pse bashkë me të në hotel ndodhej edhe një vajzë 20-vjeçare.

Kejsi hodhi poshtë gjithë zërat duke dhënë një mbështetje të pashoq për Stresin, e cila bie në sy thuajse në çdo postim të sajin në Instagram.

Shpesh Kejsi poston video ku në sfond ka këngët e Stresit, ndërsa së fundmi ka postuar në blogun e saj dy piktura ku shihet reperi dhe babai i tij, Sali Lushaj.

Kejsi shkruan sipër pikturave:

Nuk jam Pikaso, por marr kënaqësi kur krijoj portrete të njerëzve që dua.”