Reperi kosovar me famë botërore uron Vjosa Osmanin

Vjosa Osmani është zgjedhur sot presidente e Kosovës. Ajo ka marrë 71 vota nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Osmani për detyrën e re është uruar edhe nga reperi shqiptar me famë botërore Labinot Gashi, i njohur si Gashi.

Ylli i hitit “Creep on me” nëpërmjet Twitter shprehet krenar me Osmanin.

“Urime Vjosa Osmani, krenar me ju”, shkroi ai.