Reperi i njohur vdes në aeroport, në moshën 21 vjeçare

Ka ndërruar jetë reperi i njohur.

Reperi i njohur, Juice Wrld, ka ndërruar jetë në moshën 21 vjeçare, si pasojë e një sëmundje trunore.

Ai vdiq në aeroportin Midway të Chicagos, mëngjesin e të dielës. Ylli në ngritje kishte pasur gjakderdhje nga goja në momentin e arritjes së ekipit mjekësor, bën të ditur TMZ.

Kujtojmë se ai ka shijuar sukseset me hitet si, “Lucid Dreams” e “All Girls Are the Same”. Ai njëherësh ishte edhe mysafir në albumin e Travis Scott, “AstroWorld”.