Reperi i njohur tregon koleksionin e veturave që posedon në shtëpi

Këto vetura të reperit kapin shifra marramendëse.

Chris Brown është një prej artistëve më me emër në botë, i cili njëherësh është emër shumë i kërkuar.

Ai së fundi ka ndarë me ndjekësit disa fotografi, të shkrepura në oborrin e shtëpisë së tij super-luksoze.

Në ato foto, artisti tregon veturat e shtrenjta që posedon, të cilat kanë ngjyra të ndryshme, madje shihet edhe një numër i tyre në garazhin e shtëpisë.

“Ëndrra në ngjyra”, është mbishkrimi që Brown ua la atyre fotografive, ndërsa nuk munguan komentet nga miliona ndjekësit e tij.