Ditën e djeshme, ish-bashkëshortja e Lim Hotit, këngëtarja Albresha, e akuzoi publikisht ish-partnerin e saj se nuk kujdesej për djalin e tyre.

Në një status të gjatë në Instastory, ajo shprehej se Limi nuk mbante asnjë përgjegjësi për djalin dhe nuk pyeste njëherë si është.

“Historia e jetës së djalit tim:
Është hera e parë që shprehem në këtë mënyrë dhe po e bëj sepse çdo gjë e ka një limit. Është e trishtueshme për mua që ta shpreh për herë të parë këtu se djali im nuk ka pasur asnjë mbështetje nga i ati. Qoftë edhe financiarisht. Është e thjeshtë që të postosh një foto për sytë e botës e të shkruash se i mungon, ama ti nuk ishe kurrë pranë tij kur ai tha fjalën e parë, kur ai ishte i sëmurë. Nuk pyete kurrë a ka për të ngrënë, por për femrat e tjera kishe para për të dalë dhe argëtuar duke e lënë djalin të varfër pasi vendose të na braktisësh. Djali im është një fëmijë inteligjent, i zgjuar dhe ka plot dashuri nga familja ime, kurrë nuk do i mungojë asgjë.”-shkruante Albresha në story.

loading…