Reperi i njohur e mbështet Tunën për albumin e ri

Capital T ka shprehur përkrahje për albumin e ri të Tunës.

Capital T ka shpërndarë në InstaStory kopertinën e albumit të ri të Tuna Sejdiut.

Reperi nuk ka preferuar të shtojë ndonjë fjalë, por përmes një ’emoji’ që ka vendosur mbi të, ka lënë të kuptohet se pëlqen këngët që përman ky album.

Për ndryshe, Altuna Sejdiu të premtën ka bërë promovimin e albumit “Fortuna” në Shkup, i cili përmban shtatë projekte muzikore, për të cilat deri tani ka marrë vetëm komente pozitive, qoftë nga fansat apo edhe kolegët e saj.