“Dy gjërat e vetme që kam frikë janë Zoti dhe FBI”-shprehej Tekashi69 në një intervistë javën e kaluar dhe si për ironi të dielën ai u arrestua nga policia federave e SHBA-ve, së bashku me pjestarët e bandës që ai mendohet se bën pjesë.

Reperi së bashku me shokët e tij të grupi, që njëkohësisht janë dhe ish-menaxheri dhe ish asistentët e tij pasi i pushoi nga puna javën e kaluar, përballen me 6 akuza. Ndër to më të rëndat janë shpërndarja e drogës, grabitje me armë dhe sulm ndaj personave të tjerë. Madje Tekashi vetë besohet se ka urdhëruar grabitjen e një bande rivale, gjithashtu dhe ka marrë pjesë në një shkëmbim armësh. Dokumentat e prokurorëve dhe FBI-së të siguruara nga TMZ, këngëtari i hitit “Fefe”, ka qenë duke regjistruar në studio ndërkohë që pjestarët e bandës kanë grabitur dhe kanë kërcënuar me armë disa persona të tjerë sipas urdhërit të tij, ndërsa në incidentin e “Barclays Center”, ku një person mbeti i plagosur ai ishte vetë i pranishëm.

People In Pic

Të gjithë të akuzuarit bëjnë pjesë në grupin “Nine Trey” që prej kohësh shkaktonte trazira në qytetin e Neë York-ut. Edhe një armë është gjetur në shtëpinë e reperit në Brooklyn. Të gjitha këto e kanë bërë prokurorinë të kërkojë një dënim nga 25 vite deri në të përjetshëm. Avokati i artistit, Lance Lazzaro, i ka propozuar gjykatës që ai të lirohet dhe të gjykohet në arrest shtëpie, në shkëmbim të një pagese prej 750 mijë dollarësh dhe dorëzimit të pashaportës por kërkesa i është refuzuar.

Me akuzat dhe provat e përcjella është e vështirë që trupi gjykues ti japi Tekashit një mundësi për të paguar garanci, nisur dhe nga problemet e tjera që ka pasur në të shkuarën, por nëse ai do të dënohet me 25 vite apo më shumë mbetet për tu parë. Seanca gjyqësore e rradhës do të mbahet ditën e enjte, ndërsa seanca ku është njohur me akuzat është paraqitur në skicën e mëposhtë pasi foto zyrtare nuk ka ende.