Drake

Reperi i famshëm pranon dhuratën e parë si baba

Reperi i njohur me rastin e festave të fundvitit e ka pranuar dhuratën e parë si baba nga djali i tij njëvjeçar.

Reperi Drake këto Krishtlindje i ka festuar më mirë se asnjëherë më parë pasi pranoi dhuratën e parë nga djali i tij i vogël e që është një pikturë, shkruan lajmi.net.

Adonis në fletën e vizatimit ka hedhur shumë ngjyra, kështu duke treguar se e ka në gjak artin që nga vegjëlia.

“Adonis > Picasso mos më kërko të drejtat mua”, shkruan babi Drake pranë fotos ku edhe tregon dhuratën.

Në verën e këtij viti, Drake zbuloi se ka një djalë në një projekt muzikor që është pjesë e albumit Scorpion.
https://www.instagram.com/p/Br14IZ6ARMs/?utm_source=ig_web_button_share_sheet