Reperi gjerman shtrihet në spital pasi plagosi veten me armë

Reperi me prejardhje turke Haftbefehl është dërguar në një klinikë në Dramstadt.

Në ora 4 të mëngjesit, Haftbefehl u pranua në spital me një plagë në këmbë, që më pas u konstatua se ishte plumb, shkruan Hessenschau.

Mediat gjermane konstatojnë se reperi i cili ishte i dehur e kishte plagosur veten pa dashje.

Haftbefehl emri i vërtetë i të cilit është Aykut Anhan është ende në spital ku po vazhdon tretmanin.