Reperi Gashi pjesë e albumit të këngëtarit të tij të preferuar

Reperi i njohur shqiptar, Gashi, ka bërë të ditur se i është realizuar një nga ëndrrat e tij fëmijërore.

Ai ka treguar përmes Instagramit se do të jetë pjesë e albumit të ardhshëm të këngëtarit algjeriano-maroken, Khaled.

“Në një kohë kur isha fëmijë në Afrikë e dëgjoja Michael Jacksonin dhe një burëë të quajtur Cheb Khaled, artistin tim të preferuar… Vjet më vonë mora një thirrje ‘se ai e do këngën tënde ‘Roses’ dhe do të donte të takohej me ty’ dhe unë tani jam pjesë e albumit të tij të ri”, ka shkruar ai.

https://www.instagram.com/p/By0Z5zllUEv/