‘Reperet’ nuk arrijnë të bëjnë paqe: Tayna e thumbon keq Melindën

Janë rikthyer sherret e diss-at mes repereve shqiptare, pas një periudhe të gjatë qetësie. Këtë herë bëhet fjalë për Taynën dhe Melindën, dy reperet më të suksesshme aktualisht në tregun muzikor shqiptar.

Në sezonin e ri të emisionit të Meriton Mjekiqit, do të jetë e ftuar Tayna dhe në promo reperja dëgjohet në një free-style ku thumbon dikë që i ka “kërkuar falje”.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të aludojnë në rrjet se bëhet fjalë për Melindën dhe postimin e saj të bujshëm të para disa kohëve.

“I kërkoj falje artistes Tayna për ofendimet në freestyle-in e fundit. Për shkak të drejtimit që ka marrë repi i femrave mendoj se duhet të ndryshojmë kahjen që most ë nxisim urrejtje te
gjeneratat e reja”, shkruante Melinda vitin e kaluar.

Megjithatë ende nuk dihet nëse këtë thumb Tayna e kishte për Melindën apo jo. Na mbetet ta mësojmë në vazhdim.