Renovohet QMF në Dardani, kjo është pamja që ka marrë

Ka përfunduar renovimi i hapësirave të brendshme dhe të jashtme si dhe ka përfunduar fasadimi i QMF V në Dardani dhe Ulpianë.

Ndërsa në renovim të tërësishëm është QMF IV në rrugën “Xhemajl Ibishi”.

Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Shëndetësisë Bujar Gashi, i cili tutje ka treguar se gjithashtu, në përfundim e sipër është kulmi i AMF në Bardhosh dhe të Hënën fillon renovimi i brendshëm.