Lëvizja Vetëvendosje ka pësuar rënie në secilën prej shtatë qendrave të mëdha, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021.
Sipas një grafike të publikuar nga pjesëtari i shoqërisë civile, Albert Krasniqi, Vetëvendosje ka pësuar rënie në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, Ferizaj, Pejë, Prizren dhe Gjakovë.
“Ndonëse procesi i numërimit të votave ende nuk ka përfunduar, rezultatet e deritanishme nga shtatë qendrat më të mëdha të Kosovës tregojnë një rënie të votave për VV, me rreth 65 mijë vota më pak krahasuar me zgjedhjet e kaluara”, ka thënë Krasniqi në një shkrim në rrjetet sociale.
“Ndërkohë, PDK ka shënuar një rritje prej rreth 16 mijë votash, ndërsa LDK ka rritje me rreth 18 mijë vota”, ka thënë ai.







