Kriptovaluta
Rënia e vlerës së kriptovalutave rikthen çmimet e kartelave grafike në normalitet
Drejt fundit të 2017-ës dhe fillimit të 2018-ës, adhuruesit e lojërave u ballafaquan me një problem të madh, çmimet e kartelave grafike.
Arsyeja pas rritjes së çmimeve të kartelave grafike ishte e thjeshtë: memoria e përdorur tek këto kartela u shtrenjtuan nga boomi i kriptovalutave.
Pse? Sepse këto kartela përdoreshin për të gërmuar kriptovalutat.
Vetë Nvidia e ka pranuar se gjatë kësaj periudhe të ardhurat u rritën ndjeshëm nga kriptovalutat.
Për shembull Nvidia GeForce GTX 1080 Ti kushtonte për 700 dollarë dhe në janar kishte shkuar në 1,200 dollarë.
Megjithatë me rënien e vlerës së kriptovalutave në muajt e fundit, interesi për to është zbehur dhe si rezultat kërkesa për kartelat grafike ka rënë ndjeshëm.
Nvidia GTX 1080 Ti është rikthyer në vlerën e saj të 700 dollarëve këtë muaj./PCWorld Albania