Rëndohet situata në shtetin fqinj, mbi….

Serbia ka shënuar një rritje enorme të të infektuarve me pandeminë globale Covid-19.

Sipas informacioneve të fundit, gjithsej 219 raste të reja të infeksionit me koronavirus janë regjistruar në Serbi deri sot në ora 15:00, duke çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 2 mijë e 666.

Nga raporti i fundit deri në ora 15:00, u testuan mostrat e 1 mijë e 135 personave, nga të cilët 219 ishin pozitiv, ndërsa 1 mijë e 705 pacientë u shtruan në spital.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe katër të vdekur ose 65 në total.