Rëndohet situata në Maqedoni, 20 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni ka njoftuar se gjatë 24 orë janë bërë 275 testime, nga të cilat 20 persona kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.

Bëhet e ditur se edhe 24 pacientë tjerë janë shëruar pas dy testimeve të njëpasnjëshme.

Gjithsej të shëruar janë 1 mijë e 136 persona, 91 të vdekur dhe 415 raste aktive.