Rëndohet gjendja në Spitalin e Vushtrrisë, 30 pacientë janë me oksigjenoterapi

Në Spitalin e Përgjithshëm në Vushtrri aktualisht janë të hospitalizuar 43 pacientë, prej të cilëve 38 janë konfirmuar pozitivë me koronavirus, ndërsa 5 të tjerë janë në pritje të rezultateve.

Nga ky numër i përgjithshëm, një pacient është i intubuar, dy të tjerë në CPAP, ndërsa me oksigjen janë duke u trajtuar 30 pacientë.

Kështu kanë bërë të ditur për Gazetën Sinjali nga Spitali “Sheikh Zayed” në Vushtrri.

Në mesin e të infektuarve janë edhe dy mjekë, tetë infermierë dhe dy të tjerë nga stafi mjekësor.