Remi tregon për ndalimin e Fadil Syleviqit nga UÇK-ja

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi ka treguar për ndalimin nga ana e UÇK’së e ish-punëtorit të sigurimit shtetëror serb Fadil Syleviq.

“Po, edhe ai ka qenë. Të gjithë e dijmë. Ai ka qenë punëtor i sigurimit shtetëror serb. Unë e kam ndalu. Kaq’, tha Remi në emisionin Pressing në T7.

Ai ka treguar se Sylqviqi nuk ishte liruar nga UÇK’ja por për shkak të përfundimit të luftës.

“Nuk është liruar. Ka përfunduar lufta. Tani ai është epror në policinë e Kosovës’, shtoi ai.

Mirëpo, Remi mendon se njerëz të tillë si Syleviqi s’do të duhej të kishin pozita të larta në institucionet shtetërore të Kosovës.

“Mendoj që jo. Edhe unë e kam bërë këtë pyetje. S’kam marrë përgjigje’, tha ai.