Në rusi është arrestuar rektori i Universitetit Federal të Kazanit (KFU), Ilshat Gafurov, i cili u arrestua mëngjesin e sotëm, me akuzën për vrasje. Ilshat Gafurov akuzohet se pagoi disa persona për ta kryer vrasjen. Sipas aktakuzës, Gafurov pagoi një organizat kriminale që kryente vrasje me pagesë për ta vrarë një person që kishte me të konflikt.
Grupi kriminal i vrasjeve me pagesë “Kompleksi 29”, që drejtohej nga ish-ushtarak, dyshohet se mori për këtë vrasje afër 70 mijë dollar për ta kryer vrasjen. Në vitin 2012, Novaya Gazeta shkroi për komplotin e pretenduar të rastit.
Rektori i KFU-së i njihte mirë drejtuesit e grupit të 29-të të krimit të organizuar kompleks. Në vitin 2008 u botua libri “Përmes xhamave”, shkruar nga nënkoloneli i FSB-së në pension, Yuri Udovenko, i cili ishte pjesë e grupeve që kryenin mbështetje operacionale në çështjen penale kundër anëtarëve të grupit të organizuar kriminal.
Ai fjalë për fjalë riprodhoi protokollin e marrjes në pyetje të dëshmitarit Igor Romanov. “Ilshat Gafurov urdhëroi Akhmetkhanov të organizonte vrasjen e Salyakhov për 70 mijë dollarë, pasi Gafurov ka frikë se Salyakhov mund të dëshmojë kundër tij. Gafurov thirri Asadullin në Moskë dhe kërkoi garanci që Akhmetkhanov do të përmbushte detyrimet e tij për të organizuar vrasjen e Salyakhov”, ka shkruar në librin e tij ish agjenti i FSB-së.
Gafurov – kandidat i shkencave fizike dhe matematikore, doktor i shkencave ekonomike, profesor, deputet i Këshillit Shtetëror të Tatarstanit. Postin e rektorit të KFU-së e mban që nga viti 2010. Gjatë fushatës zgjedhore presidenciale të vitit 2012, Gafurov ishte një i besuar i Presidentit Vladimir Putin.







