Marjan Dema

Rektori Dema uron themelimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ua uron studentëve, personelit të UP-së dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës themelimin e ushtrisë së Republikës së Kosovës.

Urimi i rektorit:

Sot u realizua hapi më i madh në ndërtimin e shtetit të Kosovës, i cili do të jetë garanci për ruajtjen e identitetit shtetëror dhe vlerave qytetare e kulturore të republikës sonë.

Përkulje dhe nderim të pafund ndaj veprës së heronjve që dhanë jetën dhe ndaj gjithë atyre që kontribuuan për Kosovën, shtet të pavarur e demokratik.

Mirënjohje e përjetshme miqve që nuk na lanë vetëm në këtë rrugëgim kaq të vështirë!

Urime! E paçim përjetë Kosovën dhe ushtrinë e saj!