Euro 2024

Rekord i veçantë i Spanjës

Pas fitores ndaj Francës, Spanja është bërë skuadra e parë në historinë e evropianëve që fiton gjashtë ndeshje në një turne të vetëm dhe e para që fiton gjashtë ndeshje radhazi.

Spanjollët fituan 2:1 dhe u kualifikuan në finale të “Euro 2024”.

Me triumf të mundshëm në finale, Spanja do të ngre trofeun e katërt të Evropianit, më së shumti se çdo shtet tjetër. /Ballkani.info