Qendra Afrikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ka bërë të ditur se numri i të vdekurve nga koronavirusi ka arritur në 3,200.

Numri i të sëmurëve me koronavirus është rritur në 107,500, pasi brenda një dite i është shtuar numri rekord prej 3,500 të sëmurëve.

Brenda 24 orëve të fundit, në Afrikë janë shënuar edhe 63 viktima, që e ngrenë në 3,245 numrin e përgjithshëm të viktimave në mbarë kontinentin.

Deri më tani, Afrika e Jugut mbetet shteti më i prekur me 21,300 njerëz të infektuar, i ndjekur nga Egjipti me 16,500 raste. Sidoqoftë, Egjipti ka pësuar 735 vdekje, ndërsa Afrika e Jugut ka regjistruar 407 vdekje.

Algjeria ka regjistruar 8,100 raste dhe 592 viktima, Maroku 7,400 raste dhe 198 viktima dhe Tunizi 1,000 raste dhe 48 viktima.

Nigeria në Afrikën Perëndimore e ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve, që arrijnë deri në 221, Sudani në Afrikën Lindore 137 dhe Kameruni në Afrikën Qendrore 159, që tregon nivele të larta rajonale.