Ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, e ka quajtur të pandershme kërkesën e PDK’së për dorëheqjen e tij pas deklaratave se Serbisë duhet lejuar një korridor për daljen në detin Adriatik.
Reka ka thënë se pandershmëria e atyre që po ia kërkojnë dorëheqjen lidhet me mungesën e guximit të tyre që të njëjtën t’ia kërkojnë Hashim Thaçit për negociatat sekrete për ndarjen e Kosovës.
“Më duket e pandershme qe ata të cilët nuk e kërkuan dorëheqjen e Presidentit aktual teksa negocionte zgjidhje territoriale me shkëmbime sekrete, të kërkojnë tash dorëheqjen time”, ka shkruar Reka, në një reagim në Fb.
Reka kishte thënë se Kosova duhet t’i lejojë Serbisë kalimin tranzit nëpër autostradën tonë për detin Adriatik.







