‘Rehatohen’ të pakënaqurit e AKR’së në listën e LDK’së: Islam Pacolli ngritët për 12 vende në renditje

Pas publikimit të listës për deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, AKR e cila kishte vendosur të garonte në një listë me partinë e Isa Mustafës, ishte ndarë e pakënaqur me renditjen e kandidatëve të tyre, dhe kërcënonte me dalje nga kjo marrëveshje nëse nuk ka ndryshime në renditje.

Nga AKR ankesat kanë filluar menjëherë pasi u bënë publike listat e kandidatëve për deputet. AKR akuzonte LDK’në duke thënë se marrëveshja nuk ishte respektuar. Por një ditë pas shfaqjes së këtyre ankesave, LDK ka korrigjuar atë.

Zëdhënësi i AKR’së, Vesel Makolli, kishte thënë se LDK i ka ikur marrëveshjes që kishin, duke bërë ndryshime.

“Është një pakënaqësi, nuk është kërcënim, se ne jemi marrë vësh për një tjetër renditje, kur i kemi dërguar kandidatët, i kemi dërguar edhe numrat që jemi marr vesh më herët, ekipet tona që janë marrë vesh, të nivelit më të lartë. Pastaj është bërë një ndryshim”, kishte deklaruar Veseli.

Islam Pacolli, njeriu i dytë nga AKR, ishte renditur i 34 në listë, çka kishte shkaktuar pakënaqësi të shumta mes kandidatëve të AKR’së që ishin në listë me LDK’në

Sot kjo renditje ka ndryshuar, Islam Pacoli nga numri 34 sa kishte më parë, tani ai mbanë numrin 22 në këtë listë të përbashkët LDK-AKR.

Ndërsa, kandidati tjetër, Flamur Sefaj ishte caktuar me numër 76 në listë, kurse pas korrigjimit ai tani do mbajë numrin 55.

Numrin me ndryshime e ka publikuar sot edhe Islam Pacolli, ai e ka postuar atë në Facebook.