Ehat Miftaraj

“Regres i demokracisë”: Miftaraj i ashpër me LVV-në pas shkarkimit të Kryetarit të Sindikatës së Minatorëve

Ehat Miftaraj ka reaguar pas largimit përkohësisht nga puna të Kryetarit të Sindikatës së Pavarur të minatorëve si dhe katër anëtarëve të kësaj sindikate.

Miftaraj u shpreh i ashpër me Lëvizjen Vetëvendosje, parti kjo dikur që ishte kampion i avokimit për të drejtat e punëtorëve dhe organizimit sindikal.

Postimi i plotë:

Ndërmarrja Trepça largon përkohësisht nga puna kryetarin e Sindikatës së Pavarur të minatorëve dhe katër anëtarë të tjerë!

LVV në opozitë i vizitonte minatorët grevistë në miniera dhe i arsyetonte me të drejtë kërkesat e tyre.

LVV në pushtet në vitin 2023, largon nga puna krerët sindikal në shenjë hakmarrje pse minatoret kanë hyrë në grevë.

Taman parti e majtë, taman parti e “popullit dhe për popullin”.

Çfarë regresi i demokracisë.