Përparim Rama

Regjistrohet Përparim Rama: Ishte shpejt dhe lehtë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është regjistruar në procesin e Regjistrimit të Popullsisë.

Ai ka publikuar pamje nga ky proces, duke thënë se ishte i shpejtë dhe i lehtë.

“Ju bëj thirrje edhe një herë qytetarëve të Republikës së Kosovës, që jetojnë në Prishtinë, por të lindur në qytete tjera, të REGJISTROHEN si BANOR REZIDENT të Prishtinës. Pra, nëse banoni në Prishtinë, i keni fëmijët në shkollë në Prishtinë, merrni shërbime shëndetësore në Prishtinë ju duhet të regjistroheni si banor i Prishtinës.” – ka thënë tutje ai.

Postimi i plotë:

Dje kreva obligimin qytetar për Regjistrim të Popullsisë.

Procesi ishte fare i shpejtë dhe i lehtë. Fjolla, zyrtare e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ishte tejet korrekte e profesionale në punën e saj.

Ju bëj thirrje edhe një herë qytetarëve të Republikës së Kosovës, që jetojnë në Prishtinë, por të lindur në qytete tjera, të REGJISTROHEN si BANOR REZIDENT të Prishtinës. Pra, nëse banoni në Prishtinë, i keni fëmijët në shkollë në Prishtinë, merrni shërbime shëndetësore në Prishtinë ju duhet të regjistroheni si banor i Prishtinës.

Në fund, shpresoj që të gjithë qytetarët e Republikës të kryejnë obligimin e tyre në mënyrë që të kemi pasqyrë sa më të qartë të demografisë së Kosovës sonë të dashur.