Regjistrimi i popullsisë

Regjistrimi i popullsisë – serbët refuzojnë të marrin pjesë

Ndërsa me 5 prill pritet të nis procesi i regjistrimit të popullsisë një numër i konsiderueshëm i serbëve nga Veriu i Kosovës janë shprehur kundër pjesëmarrjes në cens, proces ky i cili do të zgjas deri më 17 maj.

Nenad Trifunoviç, banor i Mitrovicës së Veriut, ka vlerësuar se komuniteti serb në Kosovë ka një mosbesim të madh ndaj institucioneve të Kosovës për këtë arsye do të refuzojnë të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë.

Në një prononcim për agjencinë e lajmeve, Kosova Press, Trifunoviç ka konsideruar se komuniteti serb mund të marrë pjesë në një proces të tillë në rast se Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje politike.

Në anët tjetër edhe Darko Popoviç, një qytetar tjetër nga kjo pjesë e qytetit të Mitrovicës ka thënë se nuk do të marrë pjesë në këtë proces, madje edhe nëse dënohet me gjobë.

Një vlerësim të ngjashëm kanë pasur edhe shumë qytetarë të tjerë serbë, të cilët kanë refuzuar të flasin para kamerave, por që janë deklaruar kundër censit.

Edhe analisti politik nga Veriu i Kosovë, Branislav Krstiç, ka konsideruar se një numër i konsiderueshëm i serbëve të Kosovës nuk do t’i përgjigjen procesit të regjistrimit të popullsisë.

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë për herë të fundit ishte organizuar në vitin 2011.

Edhe gjatë vitit 2011 serbët kishin refuzuar të marrinë pjesë në këtë proces.

Ndryshe fillimi i procesit u shty për disa herë.

Regjistrimi i popullsisë fillimisht ishte paraparë të nis më 1 shtator të vitit të kaluar.

Ai u shtyje për 1 nëntor, për t’u shtyrë më pas përsëri.

VIDEO BONUS: