Regjisorja tregon të vërtetën për skenën me menstruacione

Regjisorja e “Mary Queen of Scots”, Josie Rourke ka thënë se përfshiu skenat me menstruacione në film për ti mësuar njerëzit me idenë se është dicka normale.

Filmi i nominuar nga Bafta ka protagoniste Saoirse Ronan që luan rolin e Mary dhe Margot Robbie si rivalja e saj Elizabeta I.

Një skenë në film tregon gjakun e Marisë ndërsa po lahej menjëherë pas martesës me Henry Darnley.

Në një intervistë për “Press Association”, Rourke tha se ishte “skena më reale” në film.

“Në Amerikë më pyetën se sa e vështirë ishte të xhiroja atë skenë me menstrucione? Por kjo ishte ndoshta skena më e drejtpërdrejtë sepse atje kishte gjashtë gra dhe ne të gjitha e dimë se çfarë ndodh dhe çfarë duhet të bëjmë në raste të tilla”, tha ajo.

Më pas shtoi se skena ishte e rëndësishme sepse reflektonte realitetin.