Regjisori i njohur i ka propozuar? Fotoja që ngriti dyshimet, por Rita Ora e fshiu menjëherë

Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, ka ngritur dyshimet se është fejuar me regjisorin e njohur, Taika Waitit. Ajo ndau me miliona ndjekësit e saj në “Instagram” një fotografi ku tregonte dorën.

Artisja me famë botërore ishte munduar që gishtin e unazës ta mbulonte me një emoji, duke fshehur kështu unazën. “The Sun” shkruan se më vonë, Rita vendosi që ta fshihte këtë imazh, por fansave të saj nuk u shpëtoi aspak ky detaj.

Regjisori i njohur i ka propozuar? Fotoja që ngriti dyshimet, por Rita Ora

Si pasojë, fansat e saj janë të sigurt se regjisori i ka propozuar këngëtares së famshme për martesë. Por lidhur me këto thashetheme, Rita dhe Taika, nuk kanë reaguar ende.

Kujtojmë se Ora dhe Waititi vendosën që të dilnin publikisht çift në prill të këtij viti. Ndërsa në maj, burime pranë tyre u shprehën se këngëtarja ishte transferuar në shtëpinë e tij në Sidnei.

Regjisori i njohur i ka propozuar? Fotoja që ngriti dyshimet, por Rita Ora
Regjisori i njohur i ka propozuar? Fotoja që ngriti dyshimet, por Rita Ora