Refuzonte të largohej nga lokali dhe shkaktonte probleme, pronari i dyqanit nokauton të riun me vetëm një goditje – pamjet rrëqethëse nga Dublini

Ky është momenti kur pronari i një lokali nokauton konsumatorin me një goditje të vetme, pasi që ai vazhdimisht refuzonte të largohej nga lokali në Dublin – duke shkaktuar probleme.

Pamjet shfaqin pronarin e lokalit duke urdhëruar të riun të largohet, që shfaqej vazhdimisht i dhunshëm dhe i kërcënonte se do t’ua thyej xhamat me tulla.

Megjithatë pronari deri në një moment ruan gjakftohtësinë duke e lutur që të largohet, e kur e kupton se duhet reaguar ndryshe – ai me vetëm një goditje e rrëzon në tokë duke e lënë pavetëdije.

Madje një kalimtar rasti ishte dëshmitar kur i riu rrëzohet në tokë para dyerve të lokalit – duke mbetur i shtrirë dhe pavetëdije.