Sulm

Refuzojnë t’i japin ndihmë mjekësore vajzës dy vjeçare, babai sulmon mjekun

Një person është arrestuar gjatë ditës se djeshme në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit.

Kjo pasi, i dyshuari kishte dërguar vajzën e tij dy vjeçare në kontroll mjekësor në qendrën shëndetësore në këtë fshat, por pasi punëtorët shëndetësor ishin në grevë, atij i sugjerohet ta dërgoj vajzën për tretman në Gjilan.

I dyshuari pas pak kohe kthehet në qendrën shëndetësore Zhegër, ku sulmon mjekun kujdestar nė detyrë viktimën.

Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.