Refuzohen mbi 1600 zarfe me vota nga diaspora

Organizata joqeveritare GERMIN përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

Sipas GERMIN’it, deri mbrëmë janë verifikuar 5778 zarfe, ku prej tyre janë aprovuar 4146, ndërsa janë refuzuar 1632.

Zarfet e refuzuara pritet të rishqyrtohen edhe një herë nga KQZ’ja.

Përndryshe nga KQZ’ja kanë konfirmuar dje se gjatë ditëve në vijim do të përfundoj procesi i verifikimit dhe vlerësimit të pakove të ardhura me vota nga diaspora.