Referendumi i Serbisë: Nis takimi i QUINT-it me krerët e shtetit

Pas kërkesës ndaj Qeverisë për lejimin e mbajtjes së referendumit serb në Kosovë, ambasadorët e QUINT-it po zhvillojnë takim me krerët e institucioneve.

Në objektin e presidencës, diplomatët ndërkombëtarë po diskutojnë me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.

Qeveria e Kosovës ka qenë e prerë në vendimin kundër lejimit të mbajtjes së referendumit serb në Kosovë më 16 janar.

Ata kanë ofruar dy alternativa, që votimi të bëhet perms postës apo përmes Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë.