Reduktohet në 8 % TVSH-ja për kafshët dhe shpendët e gjalla

Ministria e Financave ka nënshkruar vendimin për reduktimin e normave tatimore nga 18 % në 8 % për kafshët dhe shpendët e gjalla.

Ministri i këtij dikasteri, Bedri Hamza, thotë se ky vendim është marrë në kuadër të reformave fiskale për përmirësimin e kushteve të favorshme të të bërit biznes.

Ministria e Financave thotë se do të vazhdojë edhe më tutje me reformat në politikat fiskale, për ta rritur zhvillimin e sektorit privat në Kosovë, si faktor kyç i zhvillimit ekonomik të vendit.

Ky vendim hyn në fuqi më 1 korrik të vitit 2019.