kreu i Suharekës

Reduktimet e rrymës në Suharekë, Muharremaj: Do t’i bllokojmë rrugët bashkë me qytetarët

Gjatë ditës së sotme është raportuar se disa komuna të Kosovës po përballen me reduktime të energjisë së rrymës.

Përveç shqetësimeve që kanë shprehur qytetarët, nuk ka munguar edhe reagimi i kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili duke paralajmëruar që bashkë me qytetarët do t’i bllokojnë rrugët, ai ka treguar se bizneset janë jo funksionale me reduktimet me orarë të tejzgjatur, raporton Ballkani.info

Në vazhdim ju sjellim portimin e plotë”

“Pa energji elektrike Komuna e Suharekës po përballet me orar të tejzgjatur tash e sa kohë, dhe kjo situatë po bëhet e padurueshme.

Jo vetëm amviseria por edhe bizneset e kanë të pamundur të funksionojnë.

Nëse kjo situatë nuk përmirsohet nga ana e KEDS-it, bashkë me qytetarët dhe bizneset do ti bllokojmë rrugët, duke protestuar në forma paqësore deri në përmirsimin e kësaj gjendje”./Ballkani.info/