Aktori nga Mitrovica, Fehmi Ferati, është ankuar për mungesë të energjisë elektrike.
Ai ka bërë me dije se qytetarët po përballen me reduktime të ashpra të energjisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Ferti ka shkruar se reduktimet po zgjasin deri në 8 orë, derisa ka ironizuar me mesazhet e kompanisë KESCO.
“Qytetari pa rrymë gati 8 orë ndërkohë KESCO i dërgonte mesazh “Kurseni rrymën…!”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.







