Redaktorja e portalit serb tregon për kërcënimet që po merr nga bandat me maska në veri

Redaktorja e portalit KoSSev Tatjana Lazareviq thotë se ajo merr kërcënime pasi persona të maskuar e penguan atë të kryente punën e saj në protestën serbe në veri të Mitrovicës të martën.

Lazareviq tha për TV N1 se që nga viti 1999, ajo nuk kishte dëshmuar sjellje më vulgare, të dhunshme dhe primitive ndaj gazetarëve sesa ishte në protestën e së martës në Mitrovicë.

“Në të njëjtën kohë nuk ka pasur kolegë gazetarë nga Prishtina, ata kanë qenë gazetarë vendas”, ka theksuar redaktorja e KoSSeva, duke treguar se edhe para se të mbërrinte në vendin e ngjarjes, kolegët e saj i kishin thënë se nuk ishin lejuar të filmojnë.

E djeshmja ishte edhe më e lehtë në krahasim me atë që ndodhi sot, vazhdoi Lazareviq, duke theksuar se që nga mëngjesi i sotëm ajo ka marrë mesazhe kërcënuese që i dërgohen jo nga persona anonimë, por nga persona me emrat dhe mbiemrat e tyre, kryesisht gra, përfshirë edhe mjekë dhe profesorë nga Universiteti.

“Thelbi i mesazheve të tyre është se ne gazetarët jemi armiq të qytetarëve këtu në Mitrovicë, se i ekspozuam fëmijët e dikujt dhe mbrojtësit e Serbisë në persekutimin e Albin Kurtit dhe kjo falë xhirimeve tona, fëmijëve tanë, heronjve tanë dhe ata që na mbrojnë, arrestohen”, shpjegoi Lazareviq.

Kërcënimet përmes komenteve, siç tha ajo, nisen pas tekstit autorial të gazetares së Radio KiM, Zorica Krstiq Vorguçiq, të cilin e ka transmetuar KoSSev, si dhe portali N1 në formë lajmi, së bashku me reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Serbisë ( UNS).

“Fotografia e të riut me kukullën që më sulmoi dje është e diskutueshme. E dija se çfarë do të ndodhte, se do të fillonte një ortek (…) Më vizitoi sot në mëngjes babai i të riut në foto, dhe me mirësjellje më pyeti nëse kishte mundësi për ta hequr foton. Ai erdhi për të kërkuar falje në emër të djalit të tij, më shpjegoi se nuk kishte lidhje me qarqet kriminale, se nuk e dinte kush isha unë”, shpjegoi Lazareviq.

Ajo tha se ende e këshilloi babanë e të riut që t’i përcillte të birit se ai duhet të kuptojë dëmshmërinë e veprimeve të tij dhe se “nuk po i bëjnë asgjë të mirë Serbisë apo serbëve, kur vendosin maska ​​në fytyrë dhe sulmojnë gazetarët”.

Redaktorja e KoSSev-it është i bindur se pas maskave, në të shumtën e rasteve, fshihen “fëmijë vërtet të mirë, të cilët u mashtruan nga disa njerëz të këqij, njerëz me qëllime të këqija”.

Nën maska, siç tha ajo, ka edhe nga ata që mendojnë se është shumë e lavdërueshme, gjë që nuk është për t’u habitur duke qenë se prej vitesh, siç kujtoi ajo, si model të tyre janë vënë kriminelët.